Kush jemi ne

Kompania “ZONNUM” është themeluar në vitin 2017 për ofrimin e shërbimeve profesionale për Siguri dhe Shëndet në Punë. Licensimi i parë i kompanisë u realizua në vitin 2017 nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ushtirmin e punëve profesionale nga Siguria dhe Shëndeti në Punë. Duke u nisur nga ligjislacioni në fuqi, punëdhënësit janë të obliguar që të i rrespektojnë dispozitat ligjore dhe të i nënshtrohen vlerësimit të rrezikut në vendet e punës, trajnimit dhe edukimit professional si dhe matjeve të kushteve të punës, në hapësirat punuese në subjektet përkatëse nga fusha e SSHP.

Çfarë është Siguria dhe Shëndeti në Punë?

Siguria dhe Shëndeti në Punë janë masat parandaluese të marra që kanë si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve në të gjitha profesionet. Siguria dhe shëndeti në punë është fushë multidisiplinore - strukturë e teknikës, fizikës, kimisë, medicinës, organizimit, etj. Mbrojtja në punë, përkatësisht siguria dhe shëndeti në punës si përmbledhje e masave, normave dhe standardeve të përcaktuara për krijimin e kushteve të sigurta për punë, është kategori kushtetuese.

Objektivat e Sigurisë dhe Shëndeti në Punë?

Në promovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqënies fizike, mendore dhe sociale të punonjësve. Në parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve. Në mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në punë. Në dhënien e një pune të përshtatëshme për çdo punëmarrës, që i përshtatet aftësive të tij fiziologjike dhe psikologjike

Rëndësia e Sigurisë dhe Shëndeti në Punë?

Çdo vit në Bashkimin Europian, mbi 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në punë. Vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Aksidentet dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard Euro në vit. Çdo vit, më shumë se 2 milion njerëz vdesin nga aksidentet dhe sëmundjet të lidhura me vendin e punës. Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit. Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra