Sherbimet

Trajnimi I punëtorëvë për Siguri dhe Shëndet në Punë

  • Punëdhënësi ofron trajnime të përshtatshme për të punësuarin për çdo risk të mundshëm, nëpërmjet kompanive të licensuara për SSHP
  • Trajnimet duhen të mbahen nga ekspertët e licnesuar për Siguri dhe Shëndet në Punë
  • Trajnimet vlejnë vetëm për punën që punëtorët janë duke e ushtruar në kompaninë përkatëse
  • Trajnimet duhen të bëhen përsëri në rast transferimit apo nderrimit të vendit të punës

Dokumenti I Vlerësimit të Riskut në Vendin e Punës

  • Dokumenti për Vlerësimin e Rriskut paraqet dokument ku përshkruhen karakteristikat e procesit të punës, identifikimi I burimit të riskut, përcaktimi kush mund të rrezikohet, nga cfarë dhe si rrezikohet
  • Përcakton masat e nevojshme dhe të domosdoshme për sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve që duhet të ndërmerren dhe për ti përparuar këto masa në pajtim me rivlerësimet që do të bëhen kohë pas kohe
  • Ky dokument duhet të përmbajë : daten e lëshimit të deklaratës, të dhënat e përsonave që morrën pjesë në përpilimin e dokumentit për vlerësimin e riskut, të dhënat për kontrrollimet dhe testimet paraprake të mjeteve të punës, të dhënat për vendet e punës, njësit organizative të punëdhënëist dhe të numrit të punonjësve, vlerësimi I riskut dhe të dhënat për profesionistët për sigurinë dhe shëndetin në punë

Matja e kushteve mikroklimatike (temperature, lagështia e ajrit dhe rrymimi I ajrit)

  • Temperaturat duhet të jenë të përshtatshme për qenie njerëzore
  • Dritaret, çatitë prej xhami dhe ndarjet prej qelqi duhet të jenë të përshtatshme
  • Vendet e mbyllura duhet të kenë ajrim të mjaftueshëm
  • Duhen ndërmarrë hapa për të siguruar ajër të mjaftueshëm të pastër, duke pasur parasysh metodat e punës që përdoren dhe kërkesat fizike që iu imponohen punëtorëve
  • Kur përdoren instalimet e kondicionimit, të punësuarit nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj rrymave të ajrit

Matja e ndriqimit

  • Vendet e punës preferohen të kenë ndriçim natyral, dhe duhet të paisen me ndriçim artificial
  • Në rast të ndërprerjes se ndriçimit artificial, duhet te paiset me ndriçim urgjence me intenzitet të mjaftueshëm
  • Instalimet për ndriçimin e mjedisit të punës dhe vend kalimet nuk duhet të përbëjnë rrezik

Matja e zhurmes

  • Zhurma eshte çdo tingull I padeshiruar qe shqeteson ose demton shendetin
  • Vlerat kufitare te ekspozimit ndaj zhurmes: Niveli javor I EKSPOZIMIT ndaj zhurmes te mos kaloje vleren kufitare prej 87 dB
  • Vleresimi I riskut nga zhurma behet nje here ne dy vite

Planin e Evakuimit

  • Daljet për evakuim duhen të projektohen dhe të mirëmbahen për të siguruar që në rast rreziku, punëmarrësit të mund të largohen nga vendet e rrezikuara në kohë në mënyrë të shpejt dhe të sigurt
  • Vendet e punës duhet të pajisen me mjete të përshtatshme zjarrfikëse, sipas nevojes, me detektore dhe sisteme alarmi
  • Pajisjet jo automatike kundër zjarrit duhet të jenë lehtësisht të arritshme, të thjeshta për t'u perdorur

Matja e vibrimit

Raporti I shqyrtimit të tokëzimit të makinave (aparateve)

Raporti I shqyrtimit të tokëzimit të paisjeve

Raporti I shqyrtimit të tokëzimit mbrojtës – prize

Raporti I shqyrtimit të mbrojtjes reziduale – FID

Inspektimi dhe testimi sistematik I mjeteve të punës

Koncept I deklaratës për siguri në punë

Bashkëpunëtor professional I Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Paisjet personale mbrojtëse (P.M.P)

  • Mjete mbrojtëse personale janë ato mjete të mbrojtjes me të cilat evitohen ndikimet e rrezikshme dhe demtuese për jetë dhe shendet të punëtorit
  • Çdo PMP duhet të ketë manualin e vet të përdorimit dhe të mirëmbajtjes që përshkruan përdorimin e saj të duhur, në varësi të llojit të rrezikut për të cilin përdoret, dhe procedurat e mirëmbajtjes që duhet të kryhen për të ruajtur një shkallë të lartë të mbrojtjes dhe të vlefshmërinë
  • Është e rëndësishme që punonjësit të ruajnë me korrektësi PMP dhe t’i sinjalizojë referentit të tij çdo defekt ose të metë që spikat në një pajisje të veçantë
  • Paisjet personale mbrojtëse duhet:
    • Të jenë për mbrojtje të - kokës, syve dhe fëtyrës, veshve, organeve të frymmarrjes, duarve, këmbëve, nyjeve të dores dhe krahëve, organeve të barkut